Aksident rrugor në Ozdrim të Pejës, dy persona të lënduar

Sot në fshatin Ozdrim të Pejës ka ndodhur një aksident rrugor në të cilin janë përfshirë dy automjete.

Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Pejës, Driton Rugova, konfirmoi se si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të lënduar.

Në deklaratën e tij për media, zëdhënësi Rugova theksoi: “Rreth orës 08:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Ozdrim të Pejës, në të cilin u përfshinë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Njësitë policore përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.”