Gjakovë: Arrestohet i dyshuari për të shtëna në aheng familjar, dorëzon armën me gaz
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Demjan të Gjakovës, i dyshuar se ka qëlluar me armë gjatë një ahengu familjar. Ngjarja ka ndodhur më 20 qershor 2026, rreth orës 22:00.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, fillimisht u dyshua për përdorim të armës së zjarrit. Mirëpo, gjatë intervistimit, i dyshuari mashkull kosovar ka pranuar se kishte shtënë me një armë me gaz, të cilën më pas e ka dorëzuar në polici.
Pas marrjes në pyetje dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar duke u proceduar në procedurë të rregullt.
