Dr. Suzanne Huurman bën histori: Gruaja e vetme mjeke kryesore në Kupën e Botës

Në një Kampionat Botëror, i dominuar tradicionalisht nga burrat, Dr. Suzanne Huurman po shkruan një faqe të re historie si Kryemjeke e një ekipi kombëtar.

Mes 48 kombëtareve pjesëmarrëse, ajo është gruaja e vetme që mban pozicionin e Kryemjekes, ndërsa të gjithë kolegët e saj në ekipet e tjera janë burra.

Arritja e Dr. Huurman është vërtet e jashtëzakonshme. Gjatë gjithë historisë 96-vjeçare të Kampionatit Botëror, ajo është vetëm gruaja e tretë që ka shërbyer si mjeke zyrtare e një ekipi kombëtar në këtë kompeticion madhor.

Ajo drejton stafin mjekësor të kombëtares së Curaçaos, skuadra më e vogël në histori, për nga popullsia dhe sipërfaqja territoriale, që ka arritur të kualifikohet në një Kampionat Botëror.

Kjo është një histori unike suksesi dhe frymëzimi, e cila po tërheq vëmendjen e mbarë opinionit sportiv botëror.