**Liverpooli nuk heq dorë nga Yan Diomande, gati për një ofertë të re**

Yan Diomande ka qenë prej kohësh në shënjestër të Liverpoolit.

Forma e tij mbresëlënëse në Bundesliga me RB Leipzigun ka tërhequr vëmendjen e klubit anglez, i cili e sheh atë si një zëvendësues potencial për Mohamed Salah.

“The Reds” kishin bërë më parë një ofertë prej 100 milionë eurosh për anësorin nga Bregu i Fildishtë, por ajo u refuzua nga klubi gjerman, i cili dëshiron ta mbajë lojtarin edhe për një sezon.

Megjithatë, klubi anglez po përgatitet të bëjë një ofertë të re për Diomanden, ndonëse vlera e saktë e saj nuk është bërë ende publike.

Aktualisht, Diomande është me kombëtaren e Bregut të Fildishtë në Botëror, ku skuadra e tij duhet të mposhtë Curaçaon për t’u kualifikuar në fazën tjetër të kompeticionit.