Këngëtari i njohur, Butrint Imeri, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim të ri në rrjetet sociale.

Artisti ka publikuar një fotografi, të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Qysh kan ajo shprehja, happy wife happy life”, shkruan IOndeksonline.

Ky përshkrim ka nxitur menjëherë reagime ku ndjekësit kanë nisur të aludojnë për jetën e tij sentimentale.

Megjithatë, Butrinti nuk ka dhënë asnjë sqarim shtesë, duke lënë hapësirë për interpretime të ndryshme.

Edhe pse nuk dha më shumë detaje, postimi i tij mjaftoi për të nxitur reagime të shumta, duke e kthyer sërish në qendër të vëmendjes./Indeksonline/