Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka bërë publike çmimet maksimale të derivateve të naftës, të cilat do të jenë në fuqi në Kosovë për datat 21 dhe 22 qershor 2026.

Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i dizelit është caktuar në 1.39 euro për litër. Benzina do të tregtohet me një çmim maksimal prej 1.33 euro për litër, ndërsa gazi i lëngshëm (LPG) me 0.67 euro për litër.

Këto çmime do të hyjnë në fuqi nga ora 10:00 e mëngjesit të dielën dhe do të jenë të vlefshme për ditët e diel dhe të hënë.

MINT ka theksuar se qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të çmimeve të përcaktuara, duke dërguar një email në adresën elektronike konsumatori@rks-gov.net ose duke telefonuar në numrin pa pagesë 0800 11000.