Përfundon operacioni ndërkombëtar kundër mashtrimit në Prishtinë, sekuestrohen pajisje kompjuterike nga qendrat e thirrjeve
Një operacion i gjerë ndërkombëtar, i cili kishte në fokus mashtrimet e dyshuara përmes qendrave të thirrjeve (Call Center), ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Prishtinë.
Në shënjestër të këtij aksioni ishin disa qendra të thirrjeve, të cilat dyshoheshin për përfshirje në skema të ndryshme mashtrimi.
Aksioni u zhvillua në lagjen Pejton, ku ekipet e hetimit dhe zyrtarë të Prokurorisë kanë kryer kontrolle. Ky operacion ka përfunduar dhe gjatë tij, nga objektet përkatëse janë sekuestruar pajisje kompjuterike.
