**Arrestohet një person në Pejë nën dyshimin për ngacmim seksual**

Një person është arrestuar në Pejë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të ngacmimit seksual ndaj një gruaje.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 2 nëntor 2026. Lidhur me ngjarjen, janë intervistuar viktima dhe një dëshmitare, të dyja shtetase kosovare.

Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit, policia ka sekuestruar një laptop dhe dy telefona celularë, të cilat do të shërbejnë si prova.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë nga organet kompetente.