21 aksidente me lëndime dhe mbi 1,700 gjoba trafiku: Bilanci i 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës publikoi statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, duke theksuar se nuk u shënua asnjë aksident me pasoja fatale.

Gjatë kësaj periudhe kohore, u regjistruan 21 aksidente trafiku me persona të lënduar, ndërsa 14 të tjera rezultuan vetëm me dëme materiale.

Si pjesë e përpjekjeve për sigurinë në qarkullimin rrugor, Policia shqiptoi gjithsej 1,734 gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve që shkelën rregullat.

Policia u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në qarkullim që të respektojnë rregullat, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të tregojnë kujdes të shtuar për të parandaluar aksidentet.