Erërat e forta kanë përfshirë sot zonën e Fushë Kosovës dhe kanë shkaktuar dëme në fasadën e një ndërtese banimi, ku pjesë të muraturës janë shkëputur nga katet e larta, raporton Ekonomia Online.

Në pamjet e siguruara nga EO në vendngjarje kanë intervenuar ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë siguruar zonën dhe kanë larguar pjesët e rrezikshme.

Nuk raportohet për persona të lënduar.