Moska përpiqet të fshehë pamjet e dëmeve pas sulmeve ukrainase në rafinerinë kryesore

Pas sulmeve të fundit me dronë ukrainasë ndaj rafinerisë kryesore të naftës në Moskë, Kremlini dhe aparati i tij propagandistik kanë nisur përpjekje për të minimizuar dëmet dhe për të kontrolluar informacionin publik, sidomos atë që u shpërndahet qytetarëve rusë.

Sulmet goditën disa njësi përpunuese të rafinerisë “Gazprom Neft” në Moskë, duke shkaktuar zjarre në objekt. Burime nga industria raportuan dëme në njësinë “Euro+” dhe në pjesë të tjera të infrastrukturës. Kjo rafineri ka një rëndësi të veçantë për furnizimin me karburant të kryeqytetit rus.

Megjithatë, në vend që të pranojnë përmasat e dëmit dhe cenueshmërinë e mbrojtjes ajrore të Moskës, autoritetet ruse dhe komentatorët pro-Kremlinit janë fokusuar në ndalimin e pamjeve që dëshmojnë realitetin në terren. Sipas “Current Time”, që citon gazetarin Andrei Cherkasov, po kërkohen masa të ashpra kundër qytetarëve që publikojnë në internet video të zjarreve, tymit dhe rrënojave pas sulmeve. /REL