Speci i kuq djegës është
përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetësore.
Këtu përfshihet urthi, kllapia,
sëmundjet e stomakut, temperatura, problemet me tretjen, fytin, çrregullimet
hormolane, të vjellat dhe bajamet.
Speci djegës dhe shëndeti
i zemrës
Por speci djegës është
tejet mirëbërës edhe për shëndetin e zemrës.
Konsumi i tij, sipas të
dhënave të AgroWeb.org, ka ndikim të menjëhershëm në sistemin e qarkullimit të
gjakut, enët e gjakut, arteriet dhe tensionin e gjakut.
Pjesa më e madhe e vlerave
në fjalë i atribuohet kapsaicinës, një substancë që shkakton aspektin djegës të
specit.
Kapsaicina ka një
reputacion të shkëlqyer kundër dhimbjeve, madje përdoret nga industria
farmaceutike për kremëra dhe tretësira kundër artritit.
Sa i përket shëndetit të
zemrës, disa studime kanë sugjeruar se konsumi i rregullt i specit të kuq
djegës ul tensionin e gjakut, kolesterolin dhe pengon trombozën.
Këto probleme mund të
shkaktojnë atak në zemër.
Vlerat e tjera të specit
djegës
Speci djegës është një
burim i shkëlqyer i karotenoidëve, antioksidantë të fuqishëm që parandalojnë dëmtimet
e shkaktuara nga radikalet e lira.
Sipas informacioneve të
AgroWeb.org, speci i kuq djegës përmban edhe sasi të larta të vitaminës A.
Dy lugë gjelle me spec të
kuq djegës në variantin pluhur ofrojnë 47% të dozës së nevojshme ditore të
vitaminës A.
Përveç saj, specat e kuq
djegës janë një burim shumë i mirë i vitaminës E, C, B6, K, manganit dhe fibrës
dietike.
Si ta përdorni specin e
kuq djegës
Speci i kuq djegës mund të
përdoret i thatë ose i freskët.
Ai mund të përdoret në
salca të ndryshme, gatime me mish, supa dhe fasule.
Niveli i nxehtësisë së
specit mund të minimizohet duke hequr disa prej farave.
Farat duhen hequr duke
përdorur doreza dhe duke shmangur kontaktin me sytë.
