Testi i Arritshmërisë ka nisur sot në të gjithë vendin, ku nxënësit po vlerësojnë njohuritë e tyre.

Megjithatë, vetëm pak minuta pas nisjes së testimit, pyetjet kanë nisur të qarkullojnë në grupe të krijuara në rrjetet sociale, raporton Klankosova.tv.

Në këto grupe, sidomos në platformën Viber, nxënësit kanë organizuar shpërndarjen e testit duke krijuar dhoma të ndryshme bisede apo grupe specifike, në varësi të nevojave të tyre.

Në këtë test po marrin pjesë rreth 23 mijë nxënës të vitit të fundit të arsimit të detyruar.