**Grabiten me thikë tri shtetase kolumbiane në Prishtinë, autorët marrin para dhe telefona**
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tri shtetase kolumbiane janë grabitur me dhunë në banesën e tyre në Prishtinë, ku gjashtë persona të dyshuar u kanë marrë para dhe telefona.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku, sipas denoncimit, gjashtë persona të dyshuar i kanë përcjellë viktimat deri në banesën e tyre. Pasi i kanë futur në një dhomë, nën kërcënimin e thikës, grabitësit u kanë marrë katër telefona celularë dhe 300 euro.
Incidenti dyshohet të ketë ndodhur më 17 qershor 2026, rreth orës 22:00, ndërsa raportimi në polici është bërë më 26 qershor 2026.
Policia bën me dije se të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur pas grabitjes, dhe rasti është duke u hetuar me intensitet.
