Qytetarë serbë kanë filluar të mblidhen në oborrin e Manastirit të Graçanicës, që prej orës 08:00 të mëngjesit, për shënimin e festës së ashtuquajtur “Vidovdan”.

Një meshë pritet të mbahet aty. Ndërkohë, nën tingujt e muzikës në gjuhën serbe, qytetarët janë rreshtuar pranë portreteve të Jezu Krishtit dhe Shën Marisë, duke kryer lutje.

Forca të Policisë së Kosovës janë të pranishme në hyrje të manastirit, duke garantuar sigurinë e manifestimit, ndërsa numri i pjesëmarrësve vazhdon të rritet.