**Angelina Jolie, rrëfim i sinqertë pas divorcit: “Nuk kam pasur asnjë lidhje që prej dhjetë vjetësh”**

Angelina Jolie, aktorja fituese e çmimit Oscar, ka zbuluar së fundmi se nuk ka pasur asnjë lidhje romantike që prej ndarjes së saj nga aktori Brad Pitt në vitin 2016. Në një intervistë të rrallë për jetën personale, Jolie theksoi se fokusi i saj gjatë kësaj dekade ka qenë tek fëmijët, sipas raportimeve të Entertainment Weekly.

Jolie dhe Pitt u njohën në vitin 2005 gjatë xhirimeve të filmit “Mr. and Mrs. Smith” dhe jetuan së bashku deri në ndarjen e tyre në vitin 2016.

Në intervistën e saj për Yahoo Entertainment, Jolie citon: “Sinqerisht, nuk kam dalë me askënd që kur u divorcova dhjetë vjet më parë.” Ajo shtoi se: “Në njëfarë mënyre e vendosa që ajo pjesë e imja të mos ishte qendra e jetës sime, ndërsa isha e përqendruar te fëmijët dhe familja ime.”

Aktorja paraqiti kërkesën për divorc nga Pitt në vitin 2016, pas dy vitesh martesë. Si arsye u përmend një incident i ndodhur në një fluturim privat. Ish-çifti u përfshi në një betejë ligjore tetëvjeçare, e cila pritet të finalizohet zyrtarisht në dhjetor 2024.

Së bashku, ata kanë gjashtë fëmijë: Maddox (24 vjeç), Pax (22 vjeç), Zahara (21 vjeçe), Shiloh (20 vjeçe) dhe binjakët Knox e Vivienne (17 vjeç).

Në filmin e saj të ri, “Couture”, Jolie portretizon rolin e regjisores amerikane Maxine, e cila punon në një projekt gjatë Javës së Modës në Paris. Personazhi i saj është gjithashtu një nënë që dashurohet me Antonin, karakterin e luajtur nga Louis Garrel.

Aktorja theksoi se ky rol i dha një perspektivë të re. Ajo shpjegoi: “Më duhej një moment për të kuptuar se ajo mund ta donte njëkohësisht vajzën e saj dhe t’i përkushtohej plotësisht asaj, por gjithashtu, si grua, të kishte nevojë për atë dashuri dhe ta lejonte veten ta merrte atë.”

(Burimi: Indeksonline, via Entertainment Weekly dhe Yahoo Entertainment)