Kampionati Botëror i Futbollit shënon rekord largimesh trajnerësh: Edhe përzgjedhësi i Ekuadorit jep dorëheqjen
Kampionati Botëror i Futbollit që po zhvillohet aktualisht do të mbahet mend për numrin e madh të ndryshimeve në stolin e drejtimit. Së fundmi, përzgjedhësi i kombëtares së Ekuadorit, Sebastian Beccacece, ka dhënë dorëheqjen nga detyra pas eliminimit të ekipit nga faza e grupeve.
Lajmin e bëri të ditur vetë trajneri argjentinas pas disfatës së Ekuadorit kundër Meksikës, e cila vulosi fatin e tyre në turne.
Kjo shënon largimin e shtatë të një trajneri në këtë Kampionat Botëror dhe të tretin brenda vetëm 12 orëve të fundit. Një ditë më parë, dorëheqjen e kishin njoftuar edhe Roland Koeman i Holandës dhe Marcelo Bielsa.
Ndërkohë, që nga fillimi i Kupës së Botës, janë shkarkuar trajnerët Sabri Lamouchi i Tunizisë, Steve Clarke i Skocisë, Hong Myung-bo i Koresë së Jugut dhe Miroslav Koubek i Republikës Çeke.
