Liverpuli Prezanton Blerjen Shumëmilionëshe
Klubi i Liverpulit ka prezantuar zyrtarisht blerjen e re shumëmilionëshe, talentin francez Jeremy Jacquet, i cili u transferua nga skuadra e Rennes.
Klubi anglez kishte arritur marrëveshje me mbrojtësin 20-vjeçar disa muaj më parë. Ky transferim pritet t’i kushtojë rreth 70 milionë euro.
“Ndihem shumë mirë, përshtypjet e para janë pozitive dhe jam shumë i lumtur që po e filloj rrugëtimin këtu. Kur shoh ambientet, mund ta imagjinoj veten duke luajtur. Ndihem mirë këtu dhe jam shumë i emocionuar që do të filloj. Për mua është një ëndërr e madhe, pasi Liverpuli është një klub gjigant. Një klub si ky, për mua është realizimi i një ëndrre të madhe,” ishin fjalët e para të Jeremy Jacquet si lojtar i Liverpulit.
Burimi: IndeksOnline.
