Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se gjatë muajit qershor ka pranuar 1328 raportime nga qytetarët përmes aplikacionit mobil ‘Lajmëro Policinë’.

Policia i ka adresuar menjëherë këto raportime te stacionet dhe njësitet përkatëse, të cilat janë trajtuar me profesionalizëm dhe përgjegjësi të plotë.

Theksohet se të gjitha raportimet përmes aplikacionit mobil ‘Lajmëro Policinë’ mbeten plotësisht konfidenciale, duke garantuar privatësinë dhe sigurinë e të dhënave.

Në një njoftim zyrtar, Policia e Kosovës falënderon qytetarët “për angazhimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”. Ajo gjithashtu u bën thirrje atyre të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, duke theksuar se “siguria është përgjegjësi e përbashkët”.