Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka pritur në selinë e Aleancës krerët e OVL-UÇK, të kryesuar nga Hysni Gucati.

Gjini, në profilin e tij në Facebook, ka theksuar rëndësinë e respektit dhe kujdesit për historinë e Kosovës dhe për ata që kanë kontribuar për lirinë e vendit.

“Respekti dhe kujdesi për historinë tonë, si dhe për ata që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës, janë investim për të ardhmen e shtetit dhe të fëmijëve tanë. Aleanca qëndron gjithmonë në mbështetje të vlerave të luftës çlirimtare”, ka shkruar Gjini.