**Kuçi: Kemi një pushtet autoritar që po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm, opozita po kërkon “kokën e turkut”**

Natyra Kuçi ka komentuar rezultatin zgjedhor të Partisë Socialdemokrate (PSD) të 7 qershorit. Ajo ka theksuar se vendi aktualisht udhëhiqet nga një pushtet autoritar, i cili po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm.

Në një prononcim për Klan Kosova, Kuçi ka deklaruar se aktualisht ekziston një pushtet autoritar, i cili me kalimin e kohës do të bëhet edhe më i rrezikshëm.

Ajo nuk i ka kursyer kritikat as për subjektet opozitare. Në këtë kontekst, Kuçi ka shtuar: “Vërehet qartë edhe efekti që ky pushtet ka pasur te subjektet opozitare. Këto subjekte, kur nuk kanë gjetur një shpjegim për kryeministrin Kurti, kanë filluar të kërkojnë fajin tek njëri-tjetri, duke kërkuar atë që quhet “koka e turkut”.”