Modelja e njohur Adrola Dushi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj të fundit në rrjete sociale.

Ajo ka publikuar disa fotografi ku shfaqet e veshur me vello të bardhë dhe plot shkëlqim, duke sjellë një pamje elegante dhe tejet glamuroze, shkruan Indeksonline.

Me paraqitjen e saj, Adrola ka bërë që fansat të nisin menjëherë komentet dhe të pyesin nëse bëhet fjalë për ndonjë projekt të ri apo një moment të veçantë.

Pamja e saj me vellon e bardhë ka marrë vëmendje të madhe, ndërsa Adrola edhe një herë dëshmon se di si të jetë në qendër të vëmendjes. /Indeksonline/