**Polonia ngriti avionë luftarakë pas sulmeve ruse, por nuk u konstatua shkelje e hapësirës ajrore**
Ushtria polake ka njoftuar përfundimin e operacioneve ajrore ushtarake mbi territorin polak, të cilat u ndërmorën në lidhje me sulmet ruse ndaj Ukrainës. Sipas deklaratës, nuk janë regjistruar shkelje të hapësirës ajrore.
Forcat e armatosura polake publikuan në rrjetin social X mesazhin: “Ju informojmë se nuk është regjistruar asnjë shkelje e hapësirës ajrore polake.”
Më herët, gjatë natës, Komanda Operative e Forcave të Armatosura Polake bëri të ditur se Polonia, si anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, kishte dislokuar avionë luftarakë të enjten. Kjo masë parandaluese u mor si përgjigje ndaj sulmeve ajrore ruse në Ukrainë.
