Imami i xhamisë “Prof. Dr. Bedri Kamberi” në Prishtinë, Labinot Maliqi, ka ngritur flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në oborrin e faltores. Ky gjest vjen në shenjë nderimi për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së.

Duke shpjeguar iniciativën, imami Maliqi ka deklaruar: “Me këtë veprim po falënderojmë një mik të madh. Nga këtu themi: Faleminderit Amerikë për mbështetjen e palëkundur!”