**Salca e domateve e bërë në shtëpi: Shumë e shëndetshme për zorrët**

Salca e domateve, sidomos ajo e përgatitur në kushte shtëpie, rrit ndjeshëm nivelet e baktereve të shëndetshme në zorrë.

Ky përfundim vjen nga një studim i fundit i shkencëtarëve spanjollë, të cilët zbuluan se domatet ofrojnë një efekt probiotik më të mirë kur gatuhen në salcë, sesa kur konsumohen të papërpunuara, raporton Klan Kosova.

Edhe pse disa antioksidantë mund të mos absorbohen plotësisht nga salca e domates, vetë salca nxit efektivitetin e këtyre baktereve të shëndetshme.

Studiuesit theksojnë se pikërisht procesi i gatimit e bën salcën më të dobishme për shëndetin e zorrëve sesa domatet e gjalla, pasi ruan kimikatet e rëndësishme që i japin domates ngjyrën e kuqe, siç është likopeni.