**Obiliq: Policia arreston personin, i gjen pistoletë me 12 fishekë në veturë**
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në Obiliq, pasi në veturën e tij është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 12 fishekë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari, shtetas kosovar, u arrestua fillimisht nën dyshimin për posedim të paligjshëm të armës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kosova B” në Obiliq, më 01.04.2026, rreth orës 10:15.
Megjithatë, pas vendimit të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt ligjore.
