Një i ri nga Kosova ka humbur jetën në Suedi, pasi dyshohet se është qëlluar aksidentalisht gjatë një konflikti mes bandave rivale. Viktima, i cili ishte kalimtar rasti, nuk kishte lidhje me ngjarjen.
Lajmin tragjik e ka bërë të ditur familja e viktimës përmes një njoftimi publik, ku theksohet se i riu, Genti, ishte thjesht një kalimtar në momentin e shkëmbimit të të shtënave.
Në njoftimin e tyre, familja shprehet: “Mbrëmë Genti na la tragjikisht nga plumbat e konflikteve të bandave të shumta në Suedi. Duke ecur në lagje, ai u vra aksidentalisht nga qërimi i hesapeve mes bandave rivale.”/Indeksonline/
