Shpërthime dëgjohen në Damask, pranë hotelit ku pritej të qëndronte Macron

Disa shpërthime janë dëgjuar të martën në Damask, kryeqyteti sirian, pranë hotelit ku ishte parashikuar të qëndronte presidenti francez, Emmanuel Macron.

Rrugët u bllokuan dhe masat e sigurisë u forcuan menjëherë pas shpërthimit, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Një dëshmitar i tha Reutersit se kishte dëgjuar shpërthime në afërsi dhe kishte vënë re tym që ngrihej.

Macron është udhëheqësi i parë i rëndësishëm i Bashkimit Evropian (BE) që viziton Damaskun që nga rrëzimi i presidentit sirian, Bashar al-Assad.