Sonte në emisionin Pressing në T7 do të jetë i ftuar ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja.
Ministria që Muja drejton ditëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të inspektimit që AUV ka realizuar në qumështoren VITA, veprim ky që ka çuar edhe në pakënaqësi e protesta të blegtorëve.
Muja në këtë intervistë do të flasë edhe për zhvillimet politike dhe krijimin e institucioneve të reja. Emisioni nis në orën 21:30 në televizionin T7.
