**Dy shqiptarë titullarë, publikohen formacionet zyrtare të Zvicrës dhe Kolumbisë për ndeshjen vendimtare**

Zvicra dhe Kolumbia përballen sonte në Kupën e Botës 2026, në një ndeshje që do të përcaktojë ekipin e fundit që siguron kalimin në çerekfinale.

Skuadra e Murat Yakinit arriti të kualifikohej në fazën e 1/8-ës së finales pas fitores bindëse 2-0 ndaj Algjerisë, ndërsa Kolumbia mposhti Ganën me rezultatin minimal 1-0.

Mbrojtësi i djathtë Silvan Widmer është rikuperuar mjaftueshëm për t’u ulur në bankën e rezervave të Zvicrës. Megjithatë, largimi i parakohshëm i Johan Manzambit, Ruben Vargasit dhe Djibril Sow nga stërvitja e së hënës ngriti shqetësime serioze në kampin zviceran.

Pavarësisht kësaj, Vargas dhe Sow kanë arritur të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen, ndërsa Luca Jaquez dhe Michel Aebischer mungojnë.

Kapiteni Granit Xhaka, Manuel Akanji dhe Breel Embolo do të jenë titullarë, edhe pse stafi mjekësor i ka monitoruar për “mbingarkesë muskulore”.

Një tjetër futbollist shqiptar, Ardon Jashari, gjithashtu do të nisë ndeshjen si titullar.

Nga ana tjetër, Kolumbia ka humbur sulmuesin Jhon Córdoba për pjesën e mbetur të turneut, pasi ai pësoi një dëmtim në muskulin aduktor gjatë ndeshjes me Ganën. Ai është në listën e lojtarëve të thirrur, por nuk pritet të aktivizohet në sfidën e sotme.

Nico Elvedi do të formojë dyshen e qendërmbrojtjes së Zvicrës me Manuel Akanjin.

Në mesfushë, Remo Freuler, ish-lojtar i Nottingham Forestit, do të luajë përkrah Granit Xhakës.

Johan Manzambi mungon për shkak të dëmtimit, duke e lënë Breel Embolon si sulmuesin e vetëm në formacion.

Te Kolumbia, Camilo Vargas është portieri titullar i padiskutueshëm në këtë Kupë Bote dhe do të mbrohet nga katërshja Daniel Muñoz, Davinson Sánchez, Jhon Lucumí dhe Johan Mojica.

Jefferson Lerma do të pozicionohet para mbrojtjes në mesfushë, me Jhon Arias dhe Gustavo Puerta në krahët e tij, ndërsa ylli i Bayern Munichut, Luis Díaz, konsiderohet lojtari më i rrezikshëm në krahun e majtë.

Luis Suárez pritet të udhëheqë sulmin në mungesë të Córdobas, ndërsa James Rodríguez, ish-mesfushori i Real Madridit dhe Evertonit, do të ketë një rol të lirë nga krahu i djathtë, duke lëvizur shpesh drejt qendrës me këmbën e tij të majtë.

**Formacionet zyrtare:**

**Zvicra:** Kobel; Elvedi, Akanji, Rodriguez, Zakaria; Freuler, Xhaka, Jashari; Rieder, Embolo, Ndoye.
**Rezervat:** Mvogo, Keller, Muheim, Widmer, Coemert, Amenda, Sow, Fassnacht, Vargas, Okafor, Amdouni, Itten.
**Mungojnë për shkak dëmtimi:** Manzambi, Jaquez, Aebischer.

**Kolumbia:** Vargas; Muñoz, Lucumí, Puerta, Mojica; Sánchez, Rodríguez, J. Arias, Lerma, Díaz; Suárez.
**Rezervat:** Ospina, Montero, S. Arias, Mina, Ditta, Machado, Castaño, Ríos, Carrascal, Portilla, Quintero, Córdoba, Hernández, Campaz.