Arsenali siguron portierin e ri, Illan Meslier
Arsenali ka arritur një marrëveshje për shërbimet e portierit francez, Illan Meslier.
Sipas raportimeve të gazetarit të njohur Fabrizi Romano, klubi londinez ka finalizuar marrëveshjen me 26-vjeçarin.
Meslier, i cili largohet nga Leeds United, pritet të jetë në Londër të martën për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore.
Pasi të përfundojë testet, ai pritet të bëhet portieri i tretë i “Topçinjve”, pas David Raya dhe Aaron Ramsdale.
Lajmi është raportuar fillimisht nga IndeksOnline.
