Policia e Kosovës ka njoftuar se dje, në Obiliq, një person është lënduar në vendin e punës. Viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Lidhur me rastin, Policia bën me dije se është njoftuar prokurori kompetent, me vendim të të cilit është iniciuar rasti dhe ngjarja mbetet nën hetime.