Kurti mbërrin në Kuvend për takim me Hamzën: Pret takim konstruktiv

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mbërriti sot në godinën e Kuvendit të Kosovës për një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Ai u shoqërua nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

Kurti theksoi se pret që takimi të jetë konstruktiv dhe të çojë në konstituimin e institucioneve të reja.