Rriten çmimet maksimale të karburanteve
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për karburantet, të cilat hyjnë në fuqi sot, më 10 korrik 2026, duke filluar nga ora 10:00.
Sipas vendimit të ri të MINT-it, çmimi maksimal i naftës (dizel) është përcaktuar në 1.47 euro për litër. Kjo shënon një rritje prej 3 centësh krahasuar me ditën e djeshme, kur çmimi ishte 1.44 euro për litër.
Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës është vendosur në 1.37 euro për litër, ndërsa ai i gazit (LPG) në 0.61 euro për litër. Këto çmime maksimale janë të vlefshme për datën 10 korrik 2026.
