Ka nisur asfaltimi i segmentit të parë (Loti 1) të rrugës Klinë-Zahaq

Ka nisur sot asfaltimi i segmentit të parë (Loti 1) të rrugës Klinë-Zahaq. Ky zhvillim vjen vetëm shtatë muaj pas nënshkrimit të kontratës përkatëse.

Punimet po kryhen nga kompania “Benita Company”.

Ky lajm përbën një arritje të rëndësishme për të gjithë banorët e Rrafshit të Dukagjinit, pasi bëhet fjalë për një prej rrugëve më të frekuentuara në Kosovë.

Burimi: Indeksonline