Kurti: Zgjedhja e Presidentit, përgjegjësi e përbashkët politike

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, theksoi se zgjedhja e Presidentit të vendit nuk është përgjegjësi e vetme e partisë fituese, por kërkon bashkëpunim të gjerë.

Kurti shpjegoi se ndërsa Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, ka përgjegjësinë për formimin e Qeverisë, procesi i zgjedhjes së Presidentit është parashikuar të realizohet në bashkëpunim me palët e tjera politike.

“Zgjedhja e Presidentit është menduar të ndodhë me një bashkëpunim me të tjerët,” tha Kurti. “Andaj, në pikënisje do të kërkonim një figurë konsensuale – dikush që s’i përket asnjë partie politike, dikush që qëndron përtej polemikave të skenës aktuale.”

Ai shtoi se një profil i tillë i Presidentit parashikohet edhe nga Kushtetuta e vendit.

Kryetari i Vetëvendosjes kishte shprehur një qëndrim të ngjashëm edhe para zgjedhjeve, kur kishte propozuar Feride Rushitin për Presidente.