**Andy Burnham, drejt postit të Kryeministrit të ardhshëm të Mbretërisë së Bashkuar**
Andy Burnham ka bërë një hap vendimtar drejt udhëheqjes së Partisë Laburiste dhe postit të kryeministrit në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo vjen pasi një shumicë dërrmuese e deputetëve laburistë kanë mbështetur kandidaturën e tij për të zëvendësuar Keir Starmerin.
Nga gjithsej 402 deputetë laburistë, 322 prej tyre e kanë nominuar Burnhamin si lider të partisë.
Aktualisht, Burnham është kandidati i vetëm i shpallur dhe i nevojitet vetëm një nominim më shumë për të arritur pragun minimal prej 323 mbështetjesh, siç raporton BBC.
Nëse, siç pritet, nuk shfaqet asnjë kandidat tjetër, Burnham pritet të shpallet lideri i ri i Laburistëve javën e ardhshme dhe të marrë detyrën e kryeministrit më 20 korrik.
Kjo ngritje e shpejtë shënon një zhvillim të jashtëzakonshëm politik për Burnhamin, i cili deri së fundmi mbante postin e kryetarit të Bashkisë së Mançesterit të Madh. Ai falënderoi deputetët për mbështetjen e tyre, duke theksuar se kjo pasqyron një kërkesë për një “qasje të re në politikë” në Britani.
