Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka paralajmëruar veprime politike edhe jashtë Kuvendit të Kosovës.

Çitaku këtë deklarim e bëri në një konferencë për media të mbajtura pas tensioneve që pati ditën e sotme brenda Parlamentit.

Ajo theksoi se PDK po kërkon funksionalizimin e shtetit.

“Unë dua t’ju njoftojë që ne sërish do të bëjmë kërkesë për seancë pas 48 orësh dhe aktiviteti ynë nuk do të kufizohet më vetëm brenda këtij institucioni, ai do të zhvendoset edhe jashtë kuvendit në forma më të gjëra të mobilizimit politik, demokratik dhe qytetar”, tha Çitaku në këtë konferencë.