Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, të përditësuara në orën 16:15.

Sipas të dhënave, pritjet më të gjata për automjete janë regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku pritja në hyrje dhe dalje është 20 deri në 30 minuta, ndërsa kolonat arrijnë deri në 100 metra në të dyja drejtimet, raporton IndeksOnline.

Në Muçibabë, pritja në hyrje është rreth 30 minuta, ndërsa në dalje 15 minuta. Kolonat në këtë pikë arrijnë deri në 300 metra në hyrje dhe 150 metra në dalje.

Ndërkohë, në Hani i Elezit pritja në hyrje është rreth 15 minuta, ndërsa kolona arrin në 200 metra. Në dalje pritja është rreth 5 minuta, me kolonë prej 30 metrash.

Në Merdare, pritja në dalje është rreth 10 minuta, ndërsa kolona arrin deri në 200 metra.

Në pikat tjera kufitare, pritjet janë kryesisht nga 1 deri në 10 minuta, ndërsa për automjetet e rënda, pritjet e raportuara janë nga 3 deri në 5 minuta. /IndeksOnline/