Sergio Ramos kritikon ashpër Lamine Yamal: “Flet më tepër sesa luan, ndikimi i tij në Kupën e Botës është thuajse inekzistent”
Një prej legjendave të futbollit spanjoll, Sergio Ramos, ka adresuar kritika të forta ndaj talentit të ri, Lamine Yamal, pas performancës së këtij të fundit në Kupën e Botës.
Ish-mbrojtësi i Real Madridit dhe kapiteni i dikurshëm i kombëtares spanjolle, theksoi se ndikimi i Yamal në kompeticionin botëror ka qenë pothuajse inekzistent, siç raportohet nga IndeksOnline.
Ramos shtoi se Yamal “flet më tepër sesa luan futboll,” duke sugjeruar se kjo po ndikon negativisht në performancën e tij.
“Lamine Yamal ka qenë spanjolli me performancën më të dobët në këtë Kupë Bote. Ai flet më tepër sesa luan, dhe mendoj se kjo është ajo që po fillon ta ndikojë. Shumë njerëz, përfshirë edhe veten time, mendonin se ai do të ishte lojtari kyç në këtë kompeticion, por ai ka qenë shumë zhgënjyes. Ndikimi i tij në këtë Kupë Bote është thuajse inekzistent,” ka deklaruar Sergio Ramos.
