Kryeministri Kurti monitoron nga afër procesin e korrje-shirjes në Podujevë

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, vizitoi sot në mëngjes qytetin e Podujevës, ku ndoqi nga afër procesin e korrje-shirjes në këtë pjesë të vendit, raporton Ekonomia Online.

Gjatë vizitës, Kurti u pa i hipur në një kombajnë, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja.

Në një zhvillim tjetër, të premten e kaluar, Kurti zhvilloi takime me liderët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), me të cilët diskutoi rreth formimit të institucioneve të reja.