Zidane pranë drejtimit të Francës, realizon ëndrrën

Legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, pritet të marrë drejtimin e kombëtares së Francës. Ky zhvillim vjen pas përfundimit të epokës së Didier Deschamps në krye të “Gjelave”.

Sipas gazetarit të njohur sportiv, Fabrizio Romano, një marrëveshje verbale mes palëve është arritur muaj më parë. Tashmë, priten vetëm procedurat zyrtare për formalizimin e emërimit të Zidane si trajner i ri i “Les Bleus”.

Romano thekson gjithashtu se Zidane ka refuzuar disa oferta nga klube të ndryshme gjatë kësaj periudhe. Arsyeja ka qenë objektivi i tij kryesor dhe ëndrra e kahershme për të drejtuar kombëtaren franceze.