**Çitaku pret diplomaten amerikane: Diskuohen zhvillimet dhe perspektiva euroatlantike**

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati. Gjatë takimit, ato diskutuan zhvillimet aktuale politike dhe perspektivën euroatlantike të vendit.

Çitaku shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosovës. Ajo theksoi rëndësinë e partneritetit strategjik mes dy vendeve, si kyç për forcimin e shtetësisë, zhvillimin demokratik dhe avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Në përmbyllje të takimit, Çitaku ritheksoi gatishmërinë e PDK-së për të kontribuar në proceset me interes shtetëror. Gjithashtu, ajo theksoi dëshirën për bashkëpunim të ngushtë me partnerët amerikanë në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe integrimit euroatlantik të Kosovës.