Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një gruaje në Fushë Kosovë. Vdekja e saj është konstatuar pasditen e djeshme nga ekipi mjekësor i emergjencës. Sipas njoftimit ditor të Policisë, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), me vendim të prokurorit.