Një super bashkëpunim po vjen nesër!

Tashmë dihet që Era Istrefi dhe Ledri Vula sjellin duete të jashtëzakonshme, dhe radhën e ka tjetri, raporton IndeksOnline.

Dyshja e famshme nesër sjell këngën “Veq Ti”.

Lajmin e ka bërë të ditur Era, duke e postuar një fotografi nga bregdeti, që shpalos bashkëpunimin dhe titullin e këngës.

Kënga pritet të jetë ritmike, tipike verore dhe që do të na shoqërojë tërë verën./IndeksOnline/