Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se banorët e fshatrave të Hasit po përballen me ndërprerje të rrymës deri në 24 orë.
Bajrami, në postimin e saj në Facebook, ka shtuar edhe se, banorët e këtyre fshatrave po ‘’diskriminohen dyfish’’, ku ‘’njëherë, duke i lënë pa energji elektrike, e pastaj duke ua ngarkuar përmes tarifave edhe koston e importit të energjisë që e shpenzojmë ne që s’kemi reduktime’’.
Postimi i plotë:
STOP diskriminimit të dyfishtë!
Në kohën kur Kosova importon energji elektrike, banorët e fshatrave të Hasit po përballen me ndërprerje të rrymës deri në 24 orë.
Këta qytetarë po diskriminohen dyfish:
Njëherë, duke i lënë pa energji elektrike, e pastaj duke ua ngarkuar përmes tarifave edhe koston e importit të energjisë që e shpenzojmë ne që s’kemi reduktime.
Kurti pat deklaru se ”në Kosovë jetohet më mirë si qytetar i Republikës sesa si banor i komunës”, por ai e di mirë se banorët e Hasit po kalojnë 24 orë pa rrymë pikërisht se janë qytetarë të Republikës që ai e udhëheqë që gjashtë vjet.
Pra, ta dimë ku jemi: furnizimi me energji është përgjegjësi e nivelit qendror dhe e operatorëve në këtë sektor jo e komunave.
