Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka pranuar humbjen në zgjedhjet e së dielës, pasi Partia Popullore (PP) dhe partia e ekstremit të djathtë Vox kanë siguruar së bashku shumicën absolute në parlament.
Sipas agjencisë shtetërore spanjolle të lajmeve EFE, Sanchez ka telefonuar liderin e PP-së, Alberto Nunez Feijoo, për ta uruar për fitoren, transmeton IndeksOnline.
Me rreth 92 për qind të votave të numëruara, Partia Popullore ka siguruar 134 ulëse në parlamentin prej 350 deputetësh, ndërsa socialistët e drejtuar nga Sanchez janë renditur të dytët me 115 ulëse.
Ndërkohë, Vox ka fituar 53 ulëse, duke shënuar rritje krahasuar me zgjedhjet e vitit 2023, kur kishte siguruar 33 deputetë./IndeksOnline/
