Gjykata Themelore e Ferizajt ka dënuar me 24 vjet burgim Valon Aliun, pasi e ka shpallur fajtor për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Erona Cokli, si dhe për dy vepra të tjera penale.

Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e 12 prillit 2024, në ambientet e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Aliu akuzohej se kishte privuar nga jeta ish-gruan e tij, ndërsa dënimi unik prej 24 vitesh reflekton bashkimin e vendimeve për të gjitha akuzat ndaj tij.