Irani ka ekzekutuar me varje dy protestues anti-qeveritarë, të cilët ishin dënuar për vrasjen e oficerëve të policisë gjatë protestave masive që përfshinë vendin në dhjetor dhe janar. Lajmi u bë i ditur nga agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve “Tasnim”.

Gjyqësori iranian njoftoi ekzekutimin e Erfan Esfandiari dhe Gol Mohammad Mohammadi mëngjesin e së dielës. Sipas autoriteteve iraniane, ata akuzoheshin se kishin lidhur dy oficerë policie në një tabelë rrugore, i kishin goditur me gurë, i kishin spërkatur me benzinë dhe më pas u kishin vënë flakën në qytetin e Isfahanit.

Ndërkohë, pas konfliktit të armatosur mes Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, arrestimet dhe ekzekutimet në Iran janë shtuar dukshëm.

Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, përfshirë Amnesty International, Irani renditet i dyti në botë për numrin e ekzekutimeve, menjëherë pas Kinës.

Organizatat Iran Human Rights dhe Ensemble contre la peine de mort (ECPM) raportojnë se gjatë vitit 2023 autoritetet iraniane ekzekutuan mbi 1,639 persona, shifra më e lartë e regjistruar që nga viti 1989.