**Dy tërmete të njëpasnjëshme godasin Iranin**
Këtë të hënë, dy tërmete u regjistruan në Iran, duke shkaktuar plagosjen e tre personave.
Tërmeti i parë, me magnitudë 5.2 ballë, goditi zonën pranë Kuzaranit, në provincën perëndimore të Kermanshahut.
Një zëdhënës i autoritetit kombëtar të menaxhimit të fatkeqësive, cituar nga agjencia e lajmeve Mehr, bëri të ditur se dy lëkundjet u ndjenë me një interval prej pesë minutash në rajon.
Zyrtari konfirmoi se tërmeti i parë ndodhi në orën 07:13 të mëngjesit me kohën lokale, me një thellësi prej 8 kilometrash. Tërmeti i dytë, me magnitudë 5.7 ballë, kishte një thellësi prej 13 kilometrash.
Agjencia Mehr theksoi se, pavarësisht plagosjes së tre personave, nuk janë raportuar lëndime serioze apo viktima nga dëmtimet e drejtpërdrejta strukturore të shkaktuara nga tërmetet.
